Ditën e dielë luhet finalja e kupës së Shqipërisë midis Tiranës dhe Teutës në “Air Albania”.

Në kuadër të kësaj sfide, federata shqiptare e futbollit i ka bërë një kërkesë institucioneve shtetore që të lejohen tifozët në stadium por sigurisht me një numër të reduktuar.

Me anë të një komunikate në faqen zyrtare te federatës, ata kërkojë të hapen dyert e stadiumit duke u zbatuar me përpikmëri cdo protokoll dhe masë e vendosur  nga organet kompetente. Sipas federates, tifozët janë bukuria e futbollit dhe aq më tepër në një finale sic është ajo e kupës.

Me këtë thirrje,  fshf-ja kërkon të ndjeke shëmbullin e Francës ku në finalen e kupës u lejuan nje numer i reduktuar tifozësh  në tribunat pas porte. Por fjala e fundit do të jetë e institucioneve shtetërore. Mirëpo në kohën që kërkohet hapja e dyerve për finale e kupës, ka reaguar edhe Vllaznia e cila po këtë të dielë do të luajë një ndeshje finale kundër Besëlidhjes ku do të përcaktohet se kush ekip do të jetë sezonin e ardhshëm në Superiore. Shkodranët thanë se nëse kërkohen tifozë për finale e kupës, të njëjtën gjë e kërkon edhe Vllaznia në “Loro Borici”.

Në këtë kontekst, do të dëshironim që në kërkesën tuaj ndaj instancave shtetërore të përfshini edhe ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja. Vërtetë finalja e Kupës së Shqipërisë është finale, por edhe sfida jonë është një “finale” dhe për më tepër, një ndeshje që pritet me shumë interes nga tifozëritë e të dy ekipeve. Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj që përpos dëshirës për të patur tifozë në ndeshjen finale të Kupës, ato të lejohen konform rregullave dhe distancimit edhe në ndeshjen Vllaznia- Besëlidhja.

Dyert e stadiumit në kampionatin shqiptar u mbyllen më datën 8 mars me ndeshjen e fundit para pandemisë, Tirana-Laçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *