Trafikantë e drogës përdorin çdo lloj mënyrë për ta kaluar lëndën narkotike në anën tjetër të kufirit. I tillë është edhe rasti i kësaj të marte në pikën kufitare të Kakavijës. Një 37 vjeçar e kishte fshehur lëndën narkotike në trup, por nuk mundi t’i shpëtoje kontrolleve. Në pranga ra Elton Ferko, ndërsa sasia e heroinës së kapur është 1 kilogramë e 520 gr. 37-vjeçari po udhëtonte drejt Greqisë me autobusin e linjës Tiranë – Athinë.  Sipas uniformave blu, arrestimi i tij u be gjatë kontrollit në vijën e dytë, të pikës kufitare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *