Subscribe

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj për gjykim të shkurtuar. Ndërkohë, në bazë të hetimeve mësohet se autoritetet shqiptare i kanë kërkuar më herët informacion Greqisë, ku është konfirmuar procedimi penal dhe dënimin e Ismailajt në shtetin fqinj.

 

Burimet shtojnë se nga pala greke ka sqaruar se kryebashkiaku Ismailaj ka pasur dijeni për procedimin ndaj tij dhe madje ai ka firmosur dokumente të shtetit grek në lidhje me dënimin në fjalë. Ndërkohë, Ismailaj kishte deklaruar se nuk dinte asgjë për vendimin e drejtësisë së vendit fqinj.

 

Kryebashkaku i Mallakastrës u mor i pandehur disa muaj më parë nga Gjykata e Posaçme, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg ne vendin fqinj. Ishte opozita ajo që denoncoi Qerimajn dhe kërkoi hetimin nga drejtësia shqiptare.

 

Pavarësisht vendimit të shkallës së parë, Qerim Ismailaj do të vijojë të ushtrojë funksionin si kryebashkiak i Mallakastrës deri në momentin kur do të shprehet Gjykata e Posaçme e Apelit, nëse do ta shpallë fajtor ose jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *