Akuzave te kryedemokratit Lulzim Basha per fshehje te numrit te vertete te viktima nga Covid-i, Edi Rama do ti pergjigjet permes nje mesazhi ne rrjetin e tij social.

 

Duke e cilesuar makabre akuzen e bere nga shefi i opozites, kreu i qeverise shkruan se ne mbremje do t’i pergjigjet çdo pretendimi te ngritur nga demokratet per mosdeklarim nga autoritetet shendetesore te te gjitha jeteve te humbura qe nga nisja e pandemise.

 

Nje dite me pare, kryeministri tha se akuzat e Lulzim Bashes cenojne integritetin profesional te mjekeve dhe nxisin dhune ndaj tyre.

 

Sipas Rames, pretendimet e liderit te opozites shkojne pertej çdo caku te politikes se dites dhe tanime nuk jane me fjale te thena nga nje aktor i papergjegjeshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *