Subscribe

Fshatra të njësive administrative Dardhas, Velçan, Trebinjë e Proptisht në Pogradec, prej ditësh janë të izoluar nga bora e ngricat.  Për të shkuar drejt fshatrave të njësisë Dardhas, por ka qenë e pamundur për të shkuar qoftë edhe deri në fshatin Beragozhdë, jo më shumë se 7 km nga Qafë Plloça.

 

Trashësia e dëborës që arrin deri në 40 cm e vështirëson akoma më shumë rrugën për në fshat.

 

Të premten është parë një mjet borëpastruese e bashkisë Pogradec të ndërhyjë për hapjen e rrugës.

 

Për të shkuar drejt spitalit të Pogradecit, banorët e fshatit Beragozhë janë detyruar ta bëjnë rrugën në këmbë.

 

Nënkryetari i bashkisë Polikron Balliu pranon se gjendja është e vështirë, edhe për shkak se bashkia ka në dispozicion vetëm 5 mjete, edhe ato jo funksionale për pastrimin e dëborës. Balliu u shpreh se është kërkuar ndihma e disa institucioneve përfshirë edhe prefekturën për ti dhëne zgjidhje situatës.

 

Në qarkun e Korçës rrugët nacionale janë të hapura me përjashtim të segmentit Boboshticë-Dardhë ku qarkullimi behet me zinxhirë.

 

27 mjete borëpastruese të firmave kontraktore kanë qenë në terren për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve për shkak të ngricave. E vështire paraqitet situata në zonat e thella malore të të gjithë qarkut juglindor. Prefekti i Dhori Spirollari i kërkon bashkive të bëjnë më shumë për pastrimin e rrugëve, rrugicave e trotuareve nga bora e akulli.

 

Reagimi i prefektit Dhori Spirollari vjen në kushtet kur pushteti vendor nuk ka ndërhyrë për pastrimin e borës dhe akullit në shumë prej qyteteve të qarkut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *