Fshati Pepellash në Bashkinë Kolonjë vijon prej disa ditësh të jetë i bllokuar nga dëbora duke e bërë të pamundur jo vetëm qarkullimin e banorëve por edhe zhvillimin e mësimit.

 

Problematike për disa ditë kanë qenë edhe fshatra si Skorovoti, Boshanji, Shtika etj ku për shkak të rrugëve të bllokuara ka qenë e pamundur zhvillimi i procesit mësimor, por tashmë sipas nënkryetarit të bashkisë, Gjergji Qirjazi situata është normalizuar duke rifilluar mësimi në të gjitha zonat përveç shkollës së fshatit Pepellash, ku ende nuk është bërë i mundur zhbllokimi i rrugës, për shkak të trashësisë së dëborës që shkon deri në tri metra.

 

Nga ana tjetër nënkryetari i Bashkisë Kolonjë bën të ditur se në shkollat e qytetit nuk ka pasur asnjë problematikë sa i takon ngrohjes dhe zhvillimit të mësimi. Juljana Joti është drejtorja e kopështit nr 1 në qytetin e Ersekës. Ajo thotë se gjatë gjithë këtyre ditëve mësimi nuk është ndërprerë, pasi furnizimi me lëndë ngrohese sigurohet normalisht çdo javë.

 

Por nga ana tjetër pranon se ka pasur fëmijë që banojnë në fshatra të cilët kanë munguar disa ditë për shkak të bllokimit të rrugëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *