Subscribe

FRONTEX nis patrullimin në kufirin shqiptaro – grek. Ne juglindje te vendit janë vendosur 26 oficerë nga 11 vende të Bashkimit Europian, të cilët janë duke patrulluar rreth 64 km vijë të gjelbër kufitare.

 

Ketë të enjte patrullat u përqendruan në zonën e Trestenikut e Ponçarës në Devoll. Por nuk do të lihet mënjanë edhe kufiri ujor me Greqinë në liqenin e Prespës së madhe dhe Prespës së vogël.

 

Fokusi i oficerëve të agjencisë europiane të kufirit do të jetë ndalimi i fluksit te emigrantëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin gjelbër, pra që vijnë nga vendi fqinj.

 

Njëkohësisht do të kryen edhe kontrolle në automjete për të shmangur çdo aktivitet të paligjshëm.

 

Gjate kryerjes se misionit oficerët e FRONTEX shoqërohen edhe nga forcat policore kufitare shqiptare, të cilët i njohin më mirë edhe shtigjet e përdorura nga refugjatet.

 

Kjo është hera e parë që agjencia europiane e menaxhimit te kufijve kryen një operacion në territorin e një vendi jo anëtar te Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *