Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë, veçanërisht gazin. Në Gjermani ekziston frika se Rusia mund të përdorë mirëmbajtjen e Nord Stream si pretekst për të bllokuar gazin.

Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjeteve të Gjermanisë, Klaus Müller, ka frikë nga ndërprerja e plotë e dërgesave të gazit rusdhe u bën thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë tani.

Së shpejti do të fillojnë punët në rregullimet dhe kontrollet vjetore të mirëmbajtjes së gazsjellësit Nord Stream 1, i cili lidh drejtpërdrejt mes dy vendeve. Në këtë kohë gazi rus nuk rrjedh, ndërsa punimet zakonisht zgjasin dhjetë ditë.

Por, siç paralajmëron ai, këtë herë mund të jetë “mirëmbajtje politike afatgjatë”. Në një rast të këtillë, Gjermania duhet “të mendojë seriozisht për kursime”, tha ai, duke qenë se sezoni i ngrohjes fillon zyrtarisht pas dymbëdhjetë javësh. Të enjten, ministri i Ekonomisë Robert Habeck paralajmëroi se punimet e rregullta në Nord Stream (që do të fillojnë me 11 korrik) mund të përdoren si një justifikim politik nga Kremlini që të ndalojë transportin e gazit në Gjermani.

Siç tha Habeck, furnizimi me gaz për periudhën e verës është i siguruar, por më pas do të vijnë problemet.

Agregatët si zgjidhje?

Kreu i Agjencisë për Rrjete, e cila është përgjegjëse edhe për energjinë, u bën thirrje qytetarëve që të kontrollojnë sa më shpejt sistemet e ngrohjes, të bëjnë riparimet e domosdoshme dhe të kursejnë gaz. Ai u bëri thirrje teknikëve që të përqendrohen në instalimet e ngrohjes dhe ujit të ngrohtë në periudhën e ardhshme.

Familjet, thotë Müller, “duhet të diskutojnë tashmë nëse do të ruajnë temperaturën e zakonshme në çdo dhomë gjatë dimrit, apo nëse mund të jetë më ftohtë në ndonjë dhomë apo vend.”

Sipas tij, shteti do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për furnizimin me gaz dhe për pajisjen e familjjeve, spitaleve dhe institucioneve të domosdoshme. Por nuk dihet nëse kjo do të mjaftojë për furnizim me sasi të mjaftueshme të gazit./DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *