Për shkak të mbrojtjes nga virusi dhe frikës se gjoba një pjesë e konsiderueshme e qytetareve kuksiane po zbatojne vendimin e qeversise per mbajtjen e maskave ne ambientet e hapura.

 

Qytetaret shprehen se mbajtja e maskave ne ambient te hapur është mase mbrojtëse për veten  e tyre dhe të tjerëve por edhe se kanë frikë nga vendosja e gjobave.

 

E ndërsa në rruge qytetarët mbanin maska, në zona si tregu i qytetit jo të gjithë kishin vendosur barrierën mbrojtëse, maskat.

 

Ndërsa në  një nga parqet mosha e trete edhe pse mbanin maskë qendronin tw grumbulluar.Ndërkohe policia e shtetit është pare duke këshilluar qytetaret që nuk mbanin maskë për mbajtjen e tyre në ambientet e hapura.

 

Sipas policise dy ditët e para janë për këshillimin e qytetareve e më pas vendosja e gjobave në rast te mos zbatimit te aktit normativ për mbajtjen e maskave në ambiente te hapura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *