Franki Zapata ka kaluar me sukses kanalin e la Manche  me pajisjen e tij fluturuese, pas një përpjekjeje të mëparshme të pasuksesshme muajin e kaluar.

 

Francezi fluturues përshkoi afro 35 kilometra në vetëm 23 minuta mëngjesin e së dielës. 40 vjecari Zapata, një ish-kampion i skive arriti të fluturojë me pajisjen e shpikur prej tij, një flyboard i vendosur në këmbë me një shpejtësi deri në 87 km / orë.

 

Për të realizuar pajisjen dhe për ta vënë atë në pune  qeveria franceze i dha një grant prej më shumë se 1 milion euro, investim i cili rezultoi i suksesshëm. Zapata bëhet kështu njeriu i parë i cili kalon kanalin e La Manchet me një pajisje të tillë fluturuese.

 

Pas kalimit të suksesshëm të detit, ai shpreson që pajisja e tij një ditë të hyjë në treg, si një mjet per t’u përdorur per qëllime ushtarake. Ai arriti në Mbretërinë e Bashkuar teksa turma e priti me brohoritje. Mes emocioneve Zapata tha se nëse kjo është një ngjarje historike apo jo këtë do ta tregoje koha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *