Numri i foshnjave të lindura në Francë në janar të 2021 ra me 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rënie e konsideruar si më e madhja në 45 vitet e fundit, i faturohet pandemisë së koronavirusit.

Të dhënat e publikuara nga Agjencia Kombetare e Statistikave tregojnë se lindjet kanë rënë ndjeshëm në Francë. Referuar raportit 53,900 foshnja lindën në janar 2021, krahasuar me 62,180 bebe të lindura ne te njejten periudhe te viti te kaluar, para se vendi të futej në izolimin e parë mbarëkombëtar .

Agjencia deklaroi se kriza shëndetësore ndërkombëtare dhe  një pasiguri e madhe kolektive e shkaktuar nga paniku i përhapur nga Covid 19 mund të kenë dekurajuar çiftet për të mos krijuar ose për të shtyrë planin e prindërimit

Frika e prindërve lidhur me transmetimin e mundshëm të virusit nga nëna tek i porsalinduri mendohet se gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Në vitin 2020 numri i lindjeve në Francë ra në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore, me 735,000 fëmijë të lindur në total.

Muajt e ardhshëm do të tregojnë nëse rënia e lindjeve të regjistruara në dhjetor dhe janar ishte një fenomen i izoluar në fillim të pandemisë apo fillimi i një tendence më të qëndrueshme të këtij fenomeni, tha agjencia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.