Spanjë – Francë do të jetë  finalja e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Skuadra e Deshamp mposhti me përmbysje Belgjikën në një lojë spektakolare dhe emocionuese deri në sekondën e fundit. Në pjesën e parë skuadra e Martinez  zotëroi topin dhe prodhoi shumë raste. Dhe goli i parë erdhi me Karraskon, që kaloi bukur Pavard dhe dërgoi topin në rrjetë.

 

Festivali i golave sapo kishte nisur në Torino. Këtë herë ishte radha e bomberit  të skuadrës Romelu Lukaku, që me klasin e tij arriti të shënonte  golin e gjashtë personal në 6 ndeshje të Ligës së kombeve. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, ndërsa në të dytën francezët ndryshuan tërësisht.

 

Një supergol i Karim Benzema ngushtoi diferencën në fushë dhe rihapi llogaritë e takimit. Francezët morën zemër dhe vetëm pak minuta më vonë barazuan gjithçka me talentin Kiljan Mbape. Dy gola që rritën besimin tek gjelat dhe bënë të besonin se gjithçka ishte e mundur. Tre minuta nga fundi i ndeshjes ishte Romalu Lukaku, që tundi rrjetën por VAR anulloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

 

Spektakli i kësaj supersfide nuk mbaroi këtu , pasi në minutat shtesë ishte mbrojtësi i Milanit, Theo Herandez që  shënoi golin e fitores duke i prerë një biletë Francës për në finalen e madhe .

 

Dueli Spanjë -Francë do të luhet të dielën në orën në orën 20:45 në San Siro të Milanos ndersa per vendin e trete do perballen Italia me Belgjiken. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *