Franca po merr masa ekstreme sigurie në prag të manifestimit të 4 kundër taksës së karburantit që do të mbahet këtë të shtunë në Paris.

 

Fillimisht u bë e ditur se 89 mijë policë do të qëndrojnë në gjëndje gatishmërie në të gjithë vendin në lidhje me protesten e radhës të grupit “jelekverdhët” ndërsa të paktën 8 mijë prej tyre do të jenë vetëm në Paris.

 

 

Agjencite ligjzbatuese, sidomos ato të inteligjencës kanë paralajmeruar degjenerim në dhunë të protestës në Paris ditën e shtunë, aq sa nga gazeta Le Figaro u raportua nga burime jozyrtare edhe për skenarë të mundshëm grushti shteti.

 

Për këtë arsye për herë të parë në këto protesta forcat e sigurisë do të mbështeten nga “dhjetëra” makina të armatosura.

 

 

Muzetë, teatrot dhe dyqanet në Paris kanë njoftuar se do të mbyllen të shtunën në kuadër të masave parandaluese, duke përfshirë edhe Kullën e famshme të Eiffelit.

 

Protestat e nisura kryesisht ne lidhje me taksen e karburantit duket se tani jane kthyer ne revolte kunder qeverise franceze dhe presidentit Macron.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *