Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ishte i ftuari i nderit në festimet me rastin e “Ditës së Bastijës” në Francë.

 

Në Shamps Elises në Francë, ishte përgatitur gjithçka, përfshirë bandën ushtarake, manifestimin me avionë amerikanë e francezë, si dhe një paradë që zgjati më shumë se dy orë e që shënoi gjithashtu 100 vjetorin e hyrjes së trupave amerikanë në Luftën e Parë Botërore.

 

Presidenti francez, gjatë një fjalimi përkrah Donald Trump, u shpreh se asnjë nuk do ta ndajë Francën nga SHBA-të.

 

“Ne gjetëm aleatë të sigurte, miq, të cilët erdhën për të na ndihmuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mes tyre. Kjo është arsyeja pse asnjëherë, asgjë, nuk do të na ndajë. Prania e presidentit amerikan Donald Trump dhe gruas së tij është shenja e një miqësie që zgjat në kohë”.

 

Franca aktivizoi më shumë se 3500 policë për të garantuar sigurinë. Më 14 korrik përkujtohet sulmi në Bastijë në vitin 1789, ngjarje që shënoi fillimin e Revolucionit Francez. Edhe Presidenti i Shqipërisë iu bashkua urimeve për ditën e te Bastijes. Bujar Nishani i ka dërguar nje mesazh homologut te tij Macron, te cilin e uron ne emër te popullit shqiptar

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *