Franca nënkampione botë në fuqi, shkaterroi Holanden 4 me 0 në supersfiden e grupit B,, takimi i parë në nisje të kualifkuese të euro 2024.

Një leksion futbolli nga gjelat që konfirmuan një superfuqi e panorames futbollistike kontinentale dhe jo vetëm.Grizman që në minutën e 2 me të majtën dogji portierin holandez Silensen duke I dhënë avantazhin të zotëve të shtëpisë.Gjashtë minuta më vonë Upamekano pas një topi të mbetur rrëmujshëm në zonë, shënoi edhe golin e dytë.

Futbolli I mrekullueshëm I yjeve të Francës hodhi përfundimisht në tapet tulipanet në minutën e 21 kur Mbape përfitoi nga asistimi I Grizman,.

Në minutëne 88 Mbappe shënoi edhe golin e dytë personal në këtë  ndeshje.

Në shtese Depai pati shansin të shenonte golin e nderit mirëpo Majk Menjon, priti penalltine e sulmuesit holandez. Në të njëjtën grup Greqia mujdi 3 me 0 Gjibraltarin.

Në grupin F start fantasik për Belgjiken e cila mundi 3 me 0 në shtëpi Suedine.Protagonist I madh I ndeshjes ishte sulmuesi I Interit Lukaku.

Ai shënoi të tre golat për belget, një në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.Tek nordiket ngushellimi I vetëm ishte aktivizimi I Ibrahimovic, që theu rekordin si lojari më I vjeter që ka luajtur ne eleminatoret e një Europiani. në të nëjtin grup fitore e lehte dhe e thelle e Austrisë 4 me 1 kundër Azerbajxhanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *