Në Francë nxënësit janë rikthyer në shkolla nën masa të forta sigurie, por një pjesë e madhe e prindërve janë treguar skeptikë dhe kanë vendosur ti mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi. Edhe në Belgjikë janë rihapur çerdhet.

Mjekët dhe infermierët i kanë kthyer shpinën kryeministres së vendit në shenjë proteste për dështimin e sistemit shëndetësor.

Në vendin me rreth 12 milionë banorë, më shumë se 9 mijë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi ndërsa rreth 56 mijë të tjerë janë infektuar.

Edhe Britania e Madhe e goditur rëndë nga sëmundja, ka filluar rikthimin gradual drejt një normalitetit të ri. Të dhënat e pandemisë në kontinent janë vlerësuar si të qëndrueshme nga autoritetet shëndetësore dhe pothuajse të gjitha vendet po shtojnë lehtësimin e masave kufizuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *