Qeveria franceze do t’i japë një pagesë prej 100 euro çdo qytetari që fiton më pak se 2000 euro në muaj, për të ndihmuar në përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

 

Ndihma do të shkojë automatikisht për rreth 38 milionë francezë, përfshirë ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.

 

Pagesat e para do të shkojnë për punonjësit e biznesit në fund të dhjetorit. Nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin të tyret në fillim të vitit 2022.

 

Pagesa do të jetë e pataksuar dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 3.8 mld euro. Për autoritetet, kjo shifër konsiderohet shumë më pak se ulja e çmimit të karburantit.

 

Kryeministri Jean Castex tha se një kufi për çmimet e gazit për familjet do të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *