Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon , ka kritikuar bashkimin evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Franca,është një nga vendet e BE-se  që ka qëndruar skeptike per këtë ceshtje.

 

VIOLA VON CRAMON

RAPORTUESJA PËR KOSOVËN NË PARLAMENTIN EVROPIAN

 

“Shpresoj që në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuar dhe mjedis politik më të përshtatshëm në Francë. Derisa të gjithë e dimë që Kosova i ka përmbushur kushtet teknike edhe komisioni dhe shtetet e tjera do të dëshironin që të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave. Siç keni mundur ta shihni nga vizita e kryeministrit në Francë, nga qeveria franceze nuk morën premtime që kjo do të ndodhte. Më vjen keq për këtë, dhe është për keqardhje dhe mendoj që është një gabim që po bëhet për rajonin dhe për Bashkimin Evropian”

 

Në lidhje me marrëveshjen e Uashingtonit, Von Cramon, tha se admininistrata e re e shteteve te bashkuara te amerikes  nuk  do ta  mbështësë plotësisht.

 

 “Nuk jam e sigurt nese bashkimi evropian ka qënë  plotesisht dakord me këtë apo e ka perkrahur atë.Unë jam për dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe administrata e  re e Biden dhe është me rëndësi që të harmonizohet edhe me te derguarin te vecante  Palmer. Deri më tani bashkëpunimi është duke shkuar mirë. Nuk e jam sigurt nëse administrata e shba-së do të insistonte në implementimin e plotë të marrëveshjen e ëashingtonit. Kaq kam për të thënë për momentin”

 

Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën dhe është votuar edhe në Parlamentin Evropian. Por vendimi përfundimtar për liberalizimin ka mbetur në këshillin e ministrave të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *