Nënkryetar i LSI, Petrit Vasili komentoi dënimin me katër vite burg t ëish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj. Ai tha në “Facebook” se ky është një dënim politik nga ramareforma, siç e quan ai reformën në drejtësi.
“Mjerë ata që keqpërdoren nga rilindja tani në grahmat e fundit!! Ramaforma në drejtësi nuk tremb asnjeri! Ramaforma në drejtësi që godet ish-kryetarin e Bashkisë së Lezhës Fan Frokajn thjesht se është opozitar po përgatit gropën e rilindjes. Ramaforma në drejtësi e kapur nga rilindja nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka rritur në mënyrë shpërthyese zemërimin e të gjithë shqiptarëve, qe mezi presin 25 prillin si momentin për shpagim. Ramaforma, që nxjerr kriminelët nga burgjet dhe mbron hajdutërinë dhe plaçkitjen qeveritare u ka bërë të qartë shqiptarëve se vetëm duke u ngritur të gjithë në këmbë do të shpëtojnë veten dhe Shqipërinë nga shpërbërja kombëtare dhe territoriale.”
Ai kërcënoi se kush shkel ligjin, falsifikon dokumentet dhe shtrembëron drejtësinë e ka vendin në burg.