Dëshmi për ngjarjen tragjike të shënuar në Kombinat vijnë edhe nga fqinjët e viktimave dhe të vajzës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njëra prej tyre, gjatë prononcimit për mediat, tregoi se Anisa, vajza e gjetur e vdekur, kishte dy vjet pa dalë nga shtëpia.

Ajo shtoi se kohët e fundit ishin në gjendje të vështirë ekonomike prej pandemisë dhe se e vetmja që punonte ishte nëna.

“Dilnin nga banesa. Punonte e zonja. Bënte pazar. Kur kanë ardhur në Tiranë kishte vdekur bashkëshorti. Kisha ca ditë që nuk i kisha parë. Ka vetëm dy vajza. Secili shikon hallet e veta pavarësisht se jetojmë në një pallat. Ka një motër në pallatin tjetër. Sa ishin në punë ishin mirë por si të gjithë të tjerët po vuajnë me rastin e pandemisë. Anisa kishte dy vjet pa dalë nga shtëpia. Nëna më është dukur shumë e dobët kur e pashë për herë të fundit.”

Nëna  Zhaneta Josifi dhe vajza Anisa Josifi u gjetën të pajeta mbrëmjen e kësaj të enjteje në banesën e tyre.

Ndërsa vajza tjetër, Blerta, është në gjendje kritike për jetën në spital. Ato dyshohet të jenë vetëflijuar.

Ato ishin dëshmitare të Jehovait dhe dyshohet se i kanë dhënë fund jetës për t’u ringjallur. Por ende nuk ka një version zyrtar nga policia për shkaqet pse ka ndodhur ngjarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *