Subscribe

40 minuta pas vrasjes së kryer tek “Komuna e Parisit”, një makinë që dyshohet se është përdorur nga autoret është gjetur duke u djegur në periferi të kryeqytetit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se makina e dyshuar e përdorur nga atentatoret në vrasjen e Hekuran Billës, është djegur në fshatin Pezë e Vogël.

Ndërkohë nga atentatoret nuk asnjë gjurmë për momentin. Burime per Vizion Plus bejne te ditur se vrasja eshte bere nga nje person me kapele , ndersa nje tjeter person ka ndihmuar vrasesin te largohet.

Vrasja e Hekuran Billës 40 vjec nga Kukësi u be me silenciator teksa viktima ishte në makinën e tij tip BMW X6 me targa AA 888 OH. Ne xhamin e makines kane qene 4-5 vrima plumbash, ndersa viktima ka nderruar jete ne vend pasi plumbat e kane kapur ne koke dhe trup.

Billa ka qënë i dënuar në Angli në vitin 2008 për vrasjen e një tjetër shqiptari Prel Marku, por ai u ekstradua në Shqiperi dhe pak kohë më parë kishte dal edhe nga burgu ne menyre krejtesisht te pashpjegueshme.

Vizion Plus ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes pak sekonda pasi kishte ndodhur ekzekutimi mafioz, ngjarje qe tronditi banoret e zones dhe sidomos kalimtaret ne nje vend shume te populluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *