Prej dy ditesh, cifti teper i perfolur i botes se futbollit dhe i showbizz-it, Wanda Nara dhe Mauro Icardi kane publikuar ne faqet e tyre ne instagram foto tejet provokuese.

Fotografite ku cifti argjentinas shfaqet ne pozicione seksi, kane ndare ne dysh fansat. Megjithate shumica e tyre kane kritikuar ne menyre te vecante sulmuesin e Interit.

Sipas tyre, Icardi me shume mendon te beje show sesa te tregoje me te miren ne fushen e lojes me Interin.

Por tifozet e Interit nuk kane kursyer edhe Wanden e cila eshte menaxherja e Mauros, dhe shpesh here ajo ka ka trazuar ujerat ne lidhje me largimin e sulmuesit nga zikaltrit.

Por ne krahun tjeter cifti i njohur eshte sulmuar edhe per tendencen qe nepermjet ketij seti provokues, te kopjoje nje nga ciftet me te famshme te botes se showbizz, David dhe Victoria Beckham, pasi edhe disa nga fotot jane shume te ngjashme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *