Nëse larja e shpeshtë e duarve nuk është pjesë e rutinës tuaj ditore, me siguri do të ndërroni mendje pasi të shihni fotot e publikuara nga një laborante.

Ekspertja Tasha Sturm, 52 vjeç, priti derisa djali i saj u fut brenda pas një loje në natyrë. Para se të shkonte në tualet për të larë duart, ajo i kërkoi atij t’i vendoste ato në një pjatë të posaçme.

Rezultati ishte që në duart e tij gjendeshin dhe jetonin koloni me mikrobe. Tasha Sturm i tregoi fotot më pas në orën e biologjisë. Ajo tha se dhimbjet në stomak duhet të jenë arsye mjaftueshëm për të larë duart të paktën dy herë në ditë.  

“Djali im po luante në kopsht dhe kishte bërë një rrëmujë të vërtetë jashtë. Ai shkoi të pastronte duart, por para se ta bënte, i kërkova t’i shtypte ato në një pjatë dhe kjo foto është rezultati. Dolën në pah të gjitha mikrobet që janë në duar. Sa herë që ta shtypni dorën, imazhet do të jenë të ndryshme sepse mikrobet gjithmonë do të jenë të ndryshme. Bakteret janë kudo, jetojnë në të gjithë trupin tonë dhe janë jetikë për të pasur një sistem të shëndetshëm imunitar. Kohët më të rëndësishme për të larë duart janë para se të hani dhe pas përdorimit të banjës.”

Sipas saj, këto foto duhet të shërbejnë si një mësim për të kuptuar që duart nuk lahen vetëm gjatë pandemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *