Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

FOTO/ Tirana në qendër të vëmendjes europiane, Rama pret 47 liderë “me bereqet”, momentet më pikante nga samiti

16 Maj 17:40

E premtja e 16 majit shënoi një moment historik për Shqipërinë, teksa Tirana u shndërrua në kryeqendrën politike të Europës, duke pritur për herë të parë Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Në një atmosferë solemne dhe dinamike, 47 liderë nga e gjithë Europa mbërritën në kryeqytetin shqiptar për të diskutuar për sfidat e sigurisë, të ardhmen e kontinentit dhe rolin e përbashkët në një botë në ndryshim.

Kryeministri Edi Rama i mirëpriti personalisht të gjithë liderët, një proces që zgjati mbi dy orë dhe kulmoi me mbërritjen e presidentit francez Emmanuel Macron. Liderët u pritën me një ceremoni të veçantë në tapetin e kuq, të shoqëruar nga performanca artistike me motive tradicionale shqiptare, ndërsa një detaj që tërhoqi vëmendje ishte paraqitja e Ramës me atletet e tij të bardha me yllin me numrin 5 – simbol i fushatës së tij elektorale, që këtë herë shërbeu edhe si një mesazh për Europën. Madje, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e komentoi me humor këtë detaj gjatë pritjes.

Pas ceremonisë, u zhvillua fotografia tradicionale familjare, ndërsa liderët firmosën mbi një yll simbolik, i cili është përdorur nga Rama gjatë fushatës së zgjedhjeve të 11 majit, si një shenjë e përkushtimit ndaj vizionit europian.

Samiti u zhvillua në ambiente të posaçme, të ndërtuara pas monumentit të Skënderbeut, të dekoruara me vizatime nga nxënës shqiptarë që shfaqnin perceptimin e tyre për Europën. Nën moton “Një Europë e re në një botë të re”, u mbajt fillimisht një seancë plenare me fokus sigurinë dhe integrimin, e ndjekur nga tri tryeza tematike të nivelit të lartë që trajtuan çështje kyçe si siguria demokratike, konkurrueshmëria ekonomike dhe fuqizimi i të rinjve.

Mes liderëve të pranishëm ishin Ursula von der Leyen, Kaja Kallas, Antonio Costa, Mark Rutte, si dhe kryeministrat e Spanjës, Hungarisë, Britanisë, përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Vjosa Osmanin dhe Aleksandër Vuçiç, por edhe presidenti turk Erdogan.

Programi vijoi me drekën zyrtare, takimet dypalëshe dhe një sesion përmbyllës në orët e pasdites.

Pavarësisht reshjeve të shiut, Tirana shkëlqeu si një qendër e bashkimit europian – një ditë simbolike për rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare.

/vizionplus.tv

 

 

 

 

 

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
rama samiti europian

Nga e njëjta kategori

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

më shumë...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të bashkohet kundër Edi Ramës

më shumë...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në “La Liga”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

3:37

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mu...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.