Kryeministri Edi Rama ka falenderuar homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis për mikrptitjen në shtëpinë e tij.

Përmes një postimi në “Twitter”, teksa ka publikuar disa foto nga takimi kokë më kokë, kreu i qeverisë shprehet se në drekën e zhvilluar u bë një bilanc i situatës së shkaktuar nga koronavirusi. Po ashtu, u diskutua për marrëdhënien mes dy vendeve dhe problematikat rajonale!

“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale! Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike”, shkruan Rama.

Qëndrimi një ditor i Edi Ramës në Athinë vjen pas asaj dyditore në Turqi, ku nënshkroi me presidentin Taip Rexhep Erdogan deklaratën që i vendos të dyja vendet në marrëdhënie strategjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *