Mediat italiane kanë bërë publike foton e Lulzim Tocit, shqiptarit i cili mbyti gruan e tij 24-vjeçare në Itali.
Viktima është identifikuar si Eleonora Toci dhe kishte vetëm një muaj që kishte shkuar në Itali. 30-vjeçari i arrestuar, përballë hetuesve ka dhënë përgjigje konfuze.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai tha se nuk e dinte pse e bëri një gjest kaq mizor.
Para se të transportohej në burg me akuzën e vrasjes me dashje, ai u dërgua në spitalin Maddaloni për t’u ekzaminuar sepse nuk ishte mirë.
Avokati i tij, Orlando Sgambati, kërkon vlerësim psikiatrik, pasi Toci u shfaq në gjendje jo të mirë psikologjike pasi vrau gruan.
Hetuesit thanë se vrasja me siguri është kryer teksa viktima ka qenë duke fjetur, version ky ende i pa verifikuar plotësisht. Fqinjët, nuk kanë dëgjuar britma apo debat në vazhdim.
Fëmijët e mitur të çiftit ishin dëshmitarë të tragjedisë. Sipas mediave italiane, ishte kunata e çiftit ajo që ka njoftuar policinë, pasi pas kryerjes së krimit, autori shkoi në shtëpinë e saj duke i kërkuar ta shoqërojë për në spital. Ajo nuk e ka besuar dhe ka telefonuar fëmijët e çiftit.
“Babi vrau mamin”, i kanë thënë fëmijët tezes, e cila ka kontaktuar menjëherë 112. Kur policia ka mbërritur në vendngjarje, 30-vjeçari ka qenë duke u endur pranë shtëpisë, në Via Caravaggio dhe më pas është ndaluar dhe dërguar në komisariat.
Mësohet se krimi ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit, ndërsa shkak mendohet të jenë konfliktet në çift. /vizionplus.tv