Në një kohë që ekspertet kërkojnë të bëhet kujdes maksimal me rihapjen pas periudhës së pandemisë, në shumë vende njerezit as që marrin mundimin të bëjnë kujdes dhe te respektojne ate që konsiderohet thelbësor kundër Covid-19, distancimin social.

Agjencite e huaja të lajmëve kanë publikuar foto të plazheve në Francë dhe Angli, ku të jepet përshtypja sikur jemi në kohëra normale dhe nuk kemi kaluar asgjë këto muaj.

Njerez të shkujdesur, ngjitur me njeri-tjetrin, në grupe te mëdha dhe mbi të gjitha pa maska, janë elemente që dallohen qartazi në këto foto të publikuara në mediat në brigjet e Atlantikut.

E të mendosh se Anglia dhe Franca janë ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi me më shumë se 65 mijë viktima në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *