Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, teksa ka postuar fotot në rrjetet sociale.

 

Veliaj nënvizon se kjo është e vetmja mënyrë që ndihmon Tiranën të hapet plotësisht.

 

“E treta e vërteta! Njëra luftë, s’mund të na bëjë të harrojmë tjetrën! Covid-19 është ende nëpër këmbë, doza e 3-të na mbron ne dhe të afërmit, si dhe ndihmon Tiranën të hapet plotësisht 24/7! Faleminderit vaksinatores Manuela për dorën pupël dhe doktoreshë Jonidës që na kujton me këmbëngulje afatet e vaksinës!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *