Një 43-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë në Rinas, pasi udhëtonte drejt Italisë me një armë zjarri.

 

Shtetasi B.L. është mbajtur në vëzhgim deri në momentin e futjes në skaner në zonën e kontrollit kufitar. Gjatë skanerimit të valixhes së tij të dorës, policia i gjeti një armë zjarri e llojit pistoletë,  e markës “Pietro Beretta”, me një krehër me fishekë. Po ashtu, uniformat blu kanë ushtruar kontrolli edhe në banesën e të arrestuarit në Durrës.

 

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, u bë arrestimi i 43-vjeçarit për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *