Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uron shtetin fqinj, Greqinë për festën e Pavarësisë me një foto ku duket flamuri grek i vendosur në shenjë nderimi në Akademinë e Arteve te sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet.

 

“Pas urimit të veçantë nga Athina për festat e Nëntorit 🇦🇱, si fqinj të mirë, edhe Tirana i uron të gjithë qytetarëve grekë 🇬🇷, gëzuar Ditën e Pavarësisë! 🤝” , shkruan Veliaj në Twitter.

 

Në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë shatërvani në sheshin Omonia në Athinë u “vesh” me ngjyren e kuqe në nderim të Dites se Pavaresise të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *