Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ishte këtë të mërkurë në Tropojë.

 

E ulur këmbëkryq dhe e rrethuar me banorë të zonës, ajo tregoi se ka konsumuar një gotë raki dhe ka shijuar performancën nga Ansambli Dardania.

 

Diplomatja falenderoi qytetarët e Bajram Currit për mikpritjen që i ofruan, ndërsa premtoi se do të rikthehet sërish në atë vend.

 

“Është e vërtetë ajo që thonë ata për veriun: malet janë madhështore, por njerëzit janë vërtetë fisnikë. Kam vizituar me studentët Bajram Currin të cilët po marrin pjesë në “English Empoëers All Tropojans”, organizuar nga Shoqata Alpin. Piva raki me Catherine Boehn dhe miqtë e tjerë të cilët po promovojnë turizmin miqësor me mjedisin në vendet malore të Shqipërisë. E mbylla vizitën time me një performancë nga Ansambli Dardania, që kërceu me një pasion të paharrueshëm. Faleminderit qytetarëve të Bajram Currit për pritjen tuaj të ngrohtë në udhëtimin tim të parë, përfundimisht nuk do të jetë i fundit. Shihemi së shpejti”, shkruan ambasadorja.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *