Një foshnjë një vjeçare ka mbijetuar mrekullisht për dy ditë buzë një autostrade, pasi vendi u godit nga moti i keq.

Ngjarja është regjistruar pranë Teksasit, teksa foshnja u gjet nga një shofer kamioni.

Foshnja, vëllai katërvjeçar i së cilës u gjet i vdekur më herët, ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndonëse ishte pickuar nga disa insekte.

Trupi i 4-vjeçarit u gjet në një pellg pas një ndalese pushimi në autostradën 10, pranë kufirit të Teksasit, tha Sherifi Calcasieu Gary Guillory gjatë një konference shtypi të martën.

Nga frika se edhe foshnja kishte vdekur, autoritetet nisën një operacion kërkimi në ujin e liqenit, ku edhe vëllai i tij ishte gjetur i vdekur. Megjithatë, pak kohë më vonë, një shofer kamioni thirri 911, duke raportuar se kishte gjetur foshnjën duke u zvarritur në anë të autostradës.

“Ne e konsiderojmë këtë fëmijë njëvjeçar si një foshnjë mrekullie, sepse ai ishte ende gjallë”, tha mes lotësh Guillory. 

Të hënën, uragani Beryl goditi Teksasin Lindor, duke bërë që operacioni i kërkimit të kryhet në kushtet e shiut të dendur dhe erërave të forta.  Autoritetet e Luizianës lëshuan një urdhër arresti për nënën 25-vjeçare, e cila u arrestua të martën në Meridian, Mississippi, më shumë se 350 milje nga vendi ku u gjetën fëmijët e saj. Teksa ajo u gjet pa foshnjën e saj një vjeçare, kërkimi i autoriteteve për foshnjën vazhdoi derisa më në fund u gjet në një kanal në anë të autostradës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *