Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe Belgjikës duhet të plotësojnë një formular më parë. Detyrimi u bë i ditur nga aeroporti i Tiranës. Sipas tij, ky është një rregull i vendosur nga autoritetet gjermane dhe belge.

 

“📌Njoftohen të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Belgjikë dhe Gjermani, që në përpjekje për parandalimin e përhapjes së COVID-19, të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në këto dy vende, janë të lutur të plotësojnë formularin e mëposhtëm përpara udhëtimit. Njoftimi vjen nga institucionet shëndetësore të Gjermanisë dhe Belgjikës.”

 

Në formularin që duhet plotësuar, pasagjerët duhet të japin të dhënat e tyre personale, të dhënat për udhëtimin (numri i fluturimit, vendi ku ulen, data e mbërritjes, vendi ku do të zbresin, etj.), adresën e shtëpisë apo të hotelit si edhe nëse kanë simptoma të koronavirusit.

 

Gjithashtu, pasagjerët duhet të tregojnë nëse testi për koronavirusin ka dalë pozitiv apo negativ. Pak ditë më parë, ambasada gjermane në vendin tonë njoftoi se shqiptarët janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë dhe të bëjnë testin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *