Kompania Ford Motors do të përdorë sistemin operativ të BlackBerry, QNX, poashtu edhe softuerin e sigurisë. Portali Telegraf raporton se produktet e BlackBerry do të përdoren në linjat e reja të veturave të Ford dhe për këtë BlackBerry do të krijojë një ekip të ri të cilët do të jenë të angazhuar të sjellin këto produkte si dhe sistemin operativ QNX Neutrino tek veturat e reja. “Ford është një lider në industrinë e automobilave dhe mundësia për të kontribuar teknologjinë tonë të klasit të parë në produktet e tyre është një privilegj. Aplikimi i gjerë i softuerëve dhe shërbimeve tona në pajisjet e Ford ilustron diversitetin dhe vlerën që ne mund të sjellim në treg.” – thuhet në deklaratën e drejtorit ekzekutiv të BlackBerry, John Chen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *