Ushtria izraeli njoftoi se goditi 250 objektiva të Hamasit në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas deklaratës të forcave izraelite u bë i mundur lokalizimi i armëve tuneleve nëntokësore, eksplozivëve dhe të tjerë elementëve të infrastrukturës ushtarake të Hamasit.

 

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se ky një numër sulmesh  pak më i lartë i sulmeve ajrore se një ditë më parë, por më i ulët se 400 më shumë sulme që Forcat e Mbrojtjes të Izraelit raportuan në 24 orët e para pas përfundimit të armëpushimit të përkohshëm me Hamasin javën e kaluar.

 

“Trupat tokësore të IDF-së drejtuan një avion luftarak  për të goditur dy raketahedhës nga të cilët terroristët hodhën një breshëri raketash drejt Izraelit qendror dje”, tha.

 

Po ashtu, forcat izraelite deklaruan se kishin goditur një celulë të armatosur terroriste që vepronte pranë një shkolle në Gazën veriore.

 

“Gjatë këtyre sulmeve, terroristët nga organizatat terroriste të Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez u eliminuan dhe një numër i infrastrukturës terroriste u shkatërrua,” tha IDF.

 

Gati 16,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori, sipas një raporti të martën nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke u bazuar në të dhënat nga spitalet në Gazën e kontrolluar nga Hamasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *