Forcat izraelite qëlluan mbi dy pozicione të përdorura nga paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor ditën e sotme, thanë forcat e OKB-së.
Izraeli paralajmëroi civilët libanezë të mos ktheheshin në shtëpitë e tyre në jug dhe vazhdoi sulmin ndaj Hezbollahut.
UNIFIL tha se dy prej paqeruajtësve të saj u plagosën, kur një tank izraelit qëlloi në një pikë vëzhgimi në selinë kryesore të forcës në Nakura, duke goditur kullën dhe duke shkaktuar shembjen e saj.
Nuk pati viktima, tha një burim i OKB-së.
“Çdo sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve është një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar humanitar,” tha UNIFIL në një deklaratë, duke shtuar se ishte në kontakt me ushtrinë izraelite.
Aktualisht nuk ka asnjë koment nga ushtria izraelite, e cila po zhvillon një ofensivë të zgjeruar në Liban kundër grupit Hezbollah të armatosur rëndë, të mbështetur nga Irani.
This is how close the Israeli 🇮🇱 bombs are getting to UN troops in Lebanon 🇱🇧
Pure intimidation.
The voices you hear in the background are Irish 🇮🇪 troops.
They have no intention of being intimidated.
They stand on the side of the oppressed.
They are soldiers for peace. pic.twitter.com/M3xFfy7DUQ
— Howard Beckett (@BeckettUnite) October 9, 2024
Ministri italian i Mbrojtjes e quajti zjarrin izraelit “krejt të papranueshëm”
Italia ka dënuar veprimin e Izraelit, i cili ka gjuajtur pozicionet e përdorura nga trupat paqeruajtëse të OKB-së në Liban, tha ministri italian i Mbrojtjes, Guido Croceto.
Gjuajtja në bazat e UNIFIL është “krejtësisht e papranueshme” dhe shkel rëndë ligjin ndërkombëtar, shtoi Croceto në një deklaratë.
They put the lives of UNIFIL forces at risk when they used them as a human shield in order to raise their flag??@UNIFIL_ @UN pic.twitter.com/BvArYR5B2I
— 🔻علـــــي الــمــخـــتـار 🔻 (@alialmukhtar313) October 9, 2024
Ndërkohë, Ministria franceze e Mbrojtjes tha se Franca dhe Italia duan të thërrasin një takim të vendeve evropiane që kontribuojnë në UNIFIL pas të shtënave në selinë e tij që plagosi dy paqeruajtës indonezianë.
Presioni ndaj Uashingtonit për të parandaluar sulmin e ri izraelit
Lindja e Mesme mbetet në gatishmëri të lartë për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që ka përfshirë rajonin që nga sulmet e Hamasit ndaj Izraelit një vit më parë, në pritje të përgjigjes së Izraelit ndaj një sulmi me raketa iraniane.
Vendet e Gjirit po i bëjnë presion Uashingtonit që të parandalojë Izraelin të sulmojë objektet e naftës të Iranit.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu folën dje, të mërkurën, për një hakmarrje të mundshme izraelite kundër Iranit, një bisedë telefonike që të dyja palët e cilësuan si pozitive.
Mbi 2000 të vdekur nga sulmet izraelite në Liban
Forca paqeruajtëse UNIFIL u krijua në 1978 dhe u zgjerua pas luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut. Personeli i saj numëron rreth 10,500 persona, me Francën, Italinë, Indonezinë, Malajzinë dhe Gana ndër kontribuesit kryesorë të saj, sipas faqes së internetit të UNIFIL.
Ushtria izraelite tha sot se sulmet ajrore natën e kaluar dhe një ditë më parë kishin shënjestruar objektet e ruajtjes së armëve në sektorin jugor të Bejrutit dhe në Libanin jugor, ku tha se infrastruktura e Hezbollahut ishte goditur.
Ai u tha gjithashtu banorëve të Libanit jugor se ata janë “të ndaluar të kthehen në shtëpitë deri në një njoftim të mëtejshëm për sigurinë e tyre,” në një postim në X.
Sulmet izraelite në Liban kanë vrarë më shumë se 2,100 njerëz në Liban në vitin e kaluar, shumica dërrmuese e tyre në javët e fundit, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.