Forcat e nderhyrjes se shpejte dhe policia e Fierit vunë në pranga Ilir Boriçin, i akuzuar për një sërë veprash penale.

42 vjecari, njihet ndryshe si i forti i Fierit. Arrestimi i Ilir Boriçit është bërë gjatë operacionit “Forca e Ligjit” që është zhvilluar  në lokale, ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore kryesore e dytësore të qytetit të Fierit dhe Lushnjes.

Boriçi është kapur nga policia 5 herë për t”tentativë vrasjeje”, per “kanosje”, “shkatërrim prone” dhe “armembajtje pa leje”. Aktualisht 42 vjecari ishte në masën “detyrim paraqitje”.

Gjatë aksionit, u sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë dhe 1 shpatë.

I arrestuari është pjesë e grupit të quajtur “Boriçët”, grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *