Drejtori i Autoritetit Rrugore, Evis Berberin bëri të ditur se fondi për shpronësimin e familjeve që preken nga këto zhvillime, arrin në 30 milionë euro. Në studion e E-ZONË ai ka theksuar rëndësinë e aplikimeve për familjet të cilat duhet të shpronësohen dhe të marrin paratë.

 

“Fondi është gjetur gjithmonë por duke qenë se ka problematika me dokumentacionin, kur aplikojnë mund të duhet një kohë e gjatë për të marrë paratë. Fondi total shkon dikur në 30 milionë euro. Paratë ndahen në momentin që ti plotëson dokumentacionin për të marrë paratë.
Nëse nuk e plotëson nuk mund t’ju japim dot paratë. Kemi një fond të caktuar të lëvruar për ta nisur si proces pastaj gradualisht do shtojmë fondet derisa të plotësohet shuma”, tha Berberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *