Subscribe

Dy dite para protestes se 8 janarit, ne seline e pd vazhdojne te kryhen punime. Dera kryesore sot nuk eshte hapur per askend dhe vete kreu i PD, Basha ka hyre nga dera anesore.

 

Por sot, Basha ka vendosur te ulet ne kafe me gazetaret, e te ndjeke nga distanca, anetaret e komisionit te rithemelimit qe serish erdhen ne seline e PD.

Dyert e partise demokratike nuk u hapen as sot per demokratet qe mbeshtesin Sali Berishen, te cilet paralajmeruan se ne 8 janar selia do ti kthehet anetareve te PD.

GENT STRAZIMIRI

“Nuk ka punë tjetër veçse të pijë kafe. Nëse do kishte betejë, nuk do ishte në kafe. Sot ky oborr do gumëzhinte nga demokratët. Asnjë demokrat s’duhet të kishte dilemën a do i hapet dera apo jo. Ky oborr i zbrazët, kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën nga demokratët, jo nga regjimi, me regjimin e ka grurë. Janë 44 mijë veta që duan të hyjnë në PD më datë 8. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët e të shkretë këtë godinë. Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve. “

 

 

Nderkohe Aldo Bumci ironizoi Gazmend Bardhin i cili nje dite me pare deklaroi se duhet marre leje para se dikush te hyje ne PD.

 

ALDO BUMCI

“Ku ta marr lejen te e-albania për të hyrë në PD?”

 

Brenda selise se PD nuk u lejuan te hyjne as te rinjte e forumit rinor.

.
Vetem pasi anetaret e forumit rinor u larguan nga selia e PD, Basha u largua nga lokali per tu ngjitur ne zyren e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *