Zëdhënësja e “Foltores”, Floriana Garo i është kundërpërgjigjur Lulzim Bashës, i cili pak më herët iu drejtua Berishës se ka marrë një betejë për interesat e tij personale.

 

Duke e quajtur Bashën fajtorin kryesor për humbjet e vazhdueshme të selisë blu në zgjedhje, Garo shkruan në profilin e saj se “kuvendi i 11 dhjetorit do të shënojë fundit e pazareve Rama-Basha”.

 

“Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës. Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit! Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *