Subscribe

Ngjarjet e fundit kriminale që tronditën Shkodrën kanë bërë që kryeqendra e Veriut të pushtohet nga forca të shumta policie dhe ato speciale

 

Njësitë e RENEA-s, si dhe të Drejtorisë Operacionale kanë zbarkuar në këtë qytet.

Gjatë natës janë ushtruar kontrolle në disa zona, konkretisht në Dobrac, Kiras por edhe lagje te tjera ky dyshohet se fshihen persona qe jane kontigjent kriminal. Por megjithe kontrolet e shumta ende nuk flitet për rezultate konkrete

 

Situata e krijuar dhe frika e lidhjeve të mundshme që mund të kenë efektivët e FNSH- së së këtij qyteti, ka detyruar drejtuesit e policisë ta lenë në hije këtë njësi në ndërhyrjet kryesore.

 

Mëngjesin e së mërkurës në tarracat e pallateve janë parë edhe snajperë të RENEA-s. Njësi të tjera të saj, po ashtu kanë kryer kontrolle të shumta në qytet. Shtimi i pranisë policore në Shkodër vjen pas një serie vrasjesh mafioze por edhe akuzave te forta te opozita sipas se ciles qyteti eshte nen kontrollin e krimit.

 

Vetëm në 2 dy muaj në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje, ndërkohë që dy persona janë shpallur të zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet ende. Krimi i fundit ishte ekzekutimi i biznesmenit Arjan Ferracaku i cili u qellua per vdekje teksa ndodhej me dy miqte e tij duke kalëruar. Hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë ende asnjë gjurmë të autorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *