Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk rresht se evidentuari riskun qe po i kanoset buxhetit te shtetit nga kontrata me partneritet publik privat. Ne raportin me te fundit mbi treguesit e ekonomisë shqiptare, FMN evidenton se ka nje rritje te detyrimeve nga këto kontrata, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, te cilat janë hartuar dobët dhe se mund te pengojnë eficensën e investimeve publike.

 

“Rritja e shpejtë e PPP ka shtuar edhe risqet fiskale dhe stafi propozoi hapa të mëtejshëm për të kontrolluar këtë aspekt. Përveç stokut ekzistues të PPP-ve prej 31 për qind e prodhimit të brendshëm Bruto (që mbulon më shumë se 220 projekte përfshirë koncesionet në energji) në buxhetin e 2019 dokumentet parashikojnë një listë të PPP-ve potenciale që arrinin në 15 për qind të PBB-së. Në kahun e brendshëm, borxhi publik është i lartë, ndërsa niveli i ulët i kursimeve të brendshme dhe mungesa e investitorëve të mëdhenj institucionalë e rrit varësinë ndaj burimeve të huaja të financimit. Rritja e varësisë nga PPP-të për projektet e infrastrukturës ka rezultuar në shtimin e detyrimeve potenciale.-thuhet në raport.

Paralelisht me këtë fakt, FMN ka rekomanduar që këto investimeve duhet ti nënshtrohen një procedure konkurruese. Ndërsa vlerëson nismën e qeverisë për të mos dhënë më koncesione me propozim të pakërkuar.

 

 “FMN mirëprit ndryshimet e planifikuara në legjislacionin e PPP për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si një mbikëqyrës për koston potenciale të këtyre kontratave  si një hap i parë pozitiv. Ato duhet të sigurohet përmes një procesi ofertimi konkurrues për të gjithë projektet duke ndaluar kështu pranimin e ofertave të pakërkuara. Nga ana tjetër shpenzimet vjetore të qeverisë për këto kontrata koncesionare parashikohet që të mbeten nën kufirin ligjor prej 5 %.  Ky tavan lë shumë pak vend për projekte të tjera të financuara nga qeveria veçanërisht duke pasur parasysh nevojën për të përfshirë risqet nga detyrimet potenciale.

 

FMN ka qenë e prerë në qëndrimin e saj, teksa i ka sugjeruar qeverisë që të ndalojë procedurën me oferta të pakërkuara. Por qeveria nisi të zbatojë në 2018 programin “1 miliard euro”  ku miratoi 4 kontrata koncesionare. Paralelisht qeveria ka në fazë diskutimi ndryshimin e ligjit për koncesionet, çka e ndalon këtë procedurë por nga 1 korriku i 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *