Subscribe

Shefi i misionit të FMN në Shqipëri Jan Kees Martijn ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave të ndërmarra për menaxhimin e PPP-ve.

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, shefi I FMN thekson se duhet ndryshuar kuadri ligjor I tyre në mënyrë që ministria e financave të ketë një rol më  të madh në monitorimin e projekteve.

 

 

Jan Kees Martijn

 

SHEF I MISIONIT TE FMN NE SHQIPERI

 

 

“Ne kemi theksuar se ppp-te sjellin rreziqe për buxhetin prandaj është shumë e rëndësishme të sigurohemi që kur merren në shqyrtim këto projekte të ketë një analizë të kujdesshme të vlerës së investimit, të rrezikut që po ndërmerr dhe monitorimit të kujdeshsëm nga afër të situatës. Kemi vënë re se këto masa nuk janë zbatuar gjithmonë. Prandaj duhet ndryshuar kuadri ligjor I ppp-ve për ti dhënë ministrisë së financave një rol qëndror në monitorimin e projekteve por edhe për të qënë e përfshirë në përgatitjen e projekteve para se ato të nënshkruhen. larg propoz\imeve të pakërkuara. të propozhne nga qeveria.

 

 

Shefi I FMN fajësoi paqëndrueshmërinë politike në vend për ngadalësimin e rritjes ekonomike.

 

 

Në raportin tonë ne theksuam se Shqipëria po kalon një periudhë paqëndrueshmërie të lartë politike. Paqëndrueshmëria politike sjell ngadalësim të rritjes ekonomike. Familjet mund të shtyjnë shpenzimet. ka rrezik. Kompanitë mund të shtyjnë investimet sepse janë të pasigurt për atë se cfarë do të ndodhë.

 

 

Për një rritje afatgjatë të ekonomise, shefi i FMN këshillon të vazhdoje reformat për forcimin e institucioneve, zbatimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe masat kundër korrupsionit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *