Subscribe

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë që të rishikojë nismë e saj të fundit lidhur më krijimin e korporatës ë investimeve, një strukturë kjo e cila do të menaxhojë pronat shtetërore dhe ato private me qëllim rritjen e investimeve strategjike, por pa zhvilluar garë publike. Shefi i FMN një konferencë për shtyp ishte i qartë kur tha se çdo investim publik duhet t’i nënshtrohet procedurave të njëjta.

 

“I këshillojmë fuqimisht autoritetet të rishikojnë propozimet e fundit për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare, për të shmangur risqet ndaj buxhetit dhe ndaj integritetit të administrimit të investimeve publike. Ky projektligj do t’i jepte mundësi qeverisë të jepte vendime individuale për investime, të cilat mund ta shndërronin korporatën në një instrument shpenzues për buxhetin, çka rrezikon ta ulë disiplinën fiskale dhe t’i anashkalojë proceset e administrimit të investimeve publike. Përkundrazi, kjo nisëm do të duhej të siguronte që Korporata të ushtronte aktivitet në baza komerciale dhe si një subjekt i palidhur me qeverinë. Ligji duhet të afirmojë pavarësinë e kësaj strukture në vendimet operative dhe në përzgjedhjen e projekteve individuale të investimeve. Gjithashtu kjo nisëm duhet të jetë objekt i Ligjit “Për prokurimin publik”- shpreh shefi i FMN

 

Por qeveria nuk duket se nuk do të tërhiqet nga kjo nisëm, por ministrja Anila Denaj tha se do të merren në konsideratë propozimet e partnerëve ndërkombëtarë

 

Duke bërë një analizë të situatës ekonomike, FMN ka ulur ndjeshëm parashikimet për rritjen këtë në vit, që sipas saj do të jetë 3.5%. Përveç situatës jo pozitive të vendeve partnere, FMN vlerëson se ka risqe të shtuara në ekonominë vendase, siç janë risku i mos mbledhjes së të ardhurave si dhe mungesa e prodhimit të energjisë

 

Ndërkohë që deficiti fiskal ka rënë gjatë vitit 2018, ai parashikohet që të rritet në 2.5 për qind të PBB-së në vitin 2019. Ky zgjerim nxitet pjesërisht nga shlyerja e planifikuar e detyrimeve të prapambetura të qeverisë. Por kjo rritje e deficitit vjen edhe nga masat tatimore të fundit që e zvogëlojnë bazën tatimore, pasi aplikohen trajtim preferencial për disa sektorë  përfshirë këtu uljen e shkallës së TVSH-së dhe shkallës së tatimit mbi fitimin. Për më tepër, ekzistojnë risqet e mosrealizimit të mëtejshëm të planit të të ardhurave dhe humbjeve të pritshme në sektorin energjetik për shkak të rënies së prodhimit nga hidrocentralet. –thotë FMN

 

FMN kërkoi me insistim shlyerjen e  detyrimeve të prapambetura përfshirë rimburismin e TVSH  për biznesin, pasi ky fenomen krijon nje klimë jo pozitive ndaj qeverisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *