Subscribe

Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi një ndihmë financiare për Shqipërinë prej 174 mln euro. Financimi parashikohet të bëhet efektiv në mënyrë të shpejtë dhe vjen si një mbështetje e FMN për të ndihmuar ekonominë e vendit, nga pandemia por edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Sipas njoftimit të bordit të FMN, aktiviteti ekonomik mund të pësojë një tkurrje domethënse në vitin 2020, për t’u ndjekur nga një rimëkëmbje në 2021.

 

Në përfundim të mbledhjes, zv.drejtori i përgjtihshëm i FMN, Tao Zhang tha se dy goditjet e njëpasnjëshë pritet të krijojnë presione të mëdha fiskale.

 

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e Covid-19 kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore.”

 

FMN sugjeron se zgjidhja afat shkurtër është rritja e deficitit fiskal, por qeveria duhet t’i rikthehet uljes së borxhit në 2021.

 

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme deficiti fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse. Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike.”

 

Qeveria ka prezantuar paketen e parë të ndihmës, e cila arrin sa 1.4 % e prodhimit të brendshëm, por gjatë javës që vjen pritet që kjo mbështetje të zgjerohet më tej për disa sektorë jetik që janë prekur më shumë nga masat shtrënguese.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *