Subscribe

Banka Qendrore Evropiane duhet të vazhdojë të rrisë normat e interesit deri në mesin e vitit 2024, për të ulur nivelin e inflacionit. Kështu deklaroi drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën, Alfred Kammer, teksa kërkoi nga Ministrat e Financave të bllokut, të ashpërsojnë politikat fiskale përmes veprimeve të bashkërenduara.

 

ALFRED KAMMER

 

DREJTOR I FMN-së

 

“Rekomandimi ynë kryesor, sa i përket politikave, është ta mposhtim inflacionin dhe kjo nënkupton se duhet të përdorim instrumentin e politikës monetare. Për Bankën Qendrore Evropiane kjo nënkupton shtrëngim të mëtejmë, për një periudhë më të gjatë, ne vlerësojmë deri në mesin e vitit 2024, në mënyrë që të ulet inflacioni deri në synimin e caktuar diku në vitin 2025”

 

I pyetur për rreziqet ndaj rritjes, Kammer nënvizoi se papunësia mbeti e ulët në Evropë dhe se ekonomia evropiane “ishte me kapacitet të plotë”.

 

Kreu i FMN-së tha se, pavarësisht shqetësimeve të shkaktuara nga dështimet e fundit të bankës amerikane SVB, apo gjigantit zviceran, Crédit Suisse, në Evropë ka një sistem bankar të shëndetshëm, të mirëkapitalizuar, shumë të rregulluar dhe të monitoruar. Për të kontrolluar inflacionin, që ka goditur Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, bankat qendrore kanë rritur ndjeshëm normat e interesit që nga viti i kaluar, duke shkaktuar në këtë mënyrë një ngadalësim të ekonomisë globale dhe shqetësime për sektorin bankar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *