Flutura Acka, deputete e PD ka shpërndarë një mesazh për të gjithë demokratët që këtë të shtunë janë më shumë se kurrë të ndarë në dysh mes Bashës dhe Berishës, duke rrezikuar madje edhe përplasjen mes tyre.

 

Shkrimtarja e njohur, pjesë e Kuvendit të Shqiperisë shkruan mes të tjerash se kush nxit përplasje mes demokrateve, e dënoftë historia.

 

 

Mesazhi i Flutura Açkës

 

Demokratët janë , jo mure, jo dritare, jo orendi!

Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!

Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!

Demokratët janë Ligji, jo muskujt.

Demokratët janë Fjala, jo forca.

Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.

Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *