Gjatë 24 orëvë të fundit  nga pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut 2.310 shtetas. Në këtë mënyrë, shënohet numri më i lartë i daljeve drejt vendit fqinj gjatë kohëve të fundit, duke treguar kështu se shtetasit shqiptarë vazhdojnë ta përdorin vendin fqinj për të kaluar tranzit drejt Greqisë.

 

Për të përballuar këtë fluks, gjatë orëve të fundit pika e kalimit kufitar e Qafë Thanës në dalje ka punuar me tre sportele. Gjatë 24 orëve të fundit, në krahasim me ditët e tjera, edhe në hyrje nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë kanë pasur një numër të lartë.

 

Burimet thanë së gjatë këtyre orëve kanë hyrë 1.686 shtetas. Nga ana tjetër në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë nga Greqia në  Shqipëri 237 shtetas si dhe 105 mjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *