Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar mbetet një nga vendet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj ne Korce.

Ky fluks ka qenë mjaft i lartë gjatë këtyre ditëve edhe në kushtet kur ende nuk është çelur sezoni turistik në juglindje të vendit.

Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është vizituar nga rreth 2150 turistë kryesisht të huaj të cilët tregojnë interes të vazhdueshëm për tu njohur me këtë pjesë të trashëgimisë së kulturës sonë kombëtare, të periudhës bizantine.

Ndërkohë gjatë muajit prill muzeu është vizituar nga më shumë se 1000 turistë, çka tregon se gjatë sezonit turistik pritet një fluks shumë herë më i madh i vizitorëve. Një grup i tyre ishin nga Toskana e Italise.

Vizitore:

“Vijmë nga Italia, unë jam nga Toskana. Ky muze është impresionues, ka shumë shumë imazhe sëbashku që do të duheshin orë për ti parë dhe admiruar këto vepra që dokumentojnë një kulturë, një pasion të besimit, prandaj është impresionuese dhe e veçantë. Korça është një qytet me jetë, shumë i bukur dhe interesant”.

“Ky muze është i mrekullueshëm, me vepra të jashtëzakonshme, me një bukuri të pabesueshme, këto piktura duket e pamundur që kanë arritur ti realizojnë. Është një qytet i bukur, elegant ku duket se ka jetë”.

Përgjegjësi i restaurimit pranë Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Genti Proko tregon se veprat e ekspozuara janë më shumë se 400 dhe përbëjnë mjaft interes për vizitorët pasi i përkasin shekujve dhe autorëve të ndryshëm.

Gjatë viti 2018 Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar është vizituar nga rreth 11250 turistë vendas dhe të huaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *