Vazhdojnë regjistrimet për studentët aplikantë të cilët zgjodhën degët e fakulteteve të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”.

 

Universiteti I Elbasanit vazhdon të jetë ndër më të kërkuarit në Shqipëri. Kështu nga 3079 kuota të planifikuara nga ky Universitet, kanë aplikuar për të vazhduar studimet 12237 studentë.

 

Në të gjitha degët e fakulteteve të këtij Universiteti ka aplikime.

 

Më të kërkuara mbeten degët e Fakultetit të Shkencave Humane dhe Teknike, Fakulteti Infermeris,si dhe Fakulteti Ekonomik.

 

Aktualisht po punohet me kapacitet të plotë në të gjitha sekretaritë. Më 15 shtator përfundojnë fazat e regjistrimit të etapës së parë të regjistrimeve. Por ky proces do të ketë edhe dy etapa të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *